Të paktën gjashtë persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi për vrasjen e kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit të Amerikës së Jugut në një deklaratë në X (ish-Twitter).
“Deri tani, gjashtë persona u arrestuan gjatë bastisjeve në Conocoto dhe San Bartolo [lagjet] e [kryeqytetit] Quito si pjesë e një hetimi për vrasjen e Fernando Villavicencio,” thuhet në deklaratë.
Villavicencio u vra në një aktivitet të fushatës në kryeqytet të mërkurën mbrëma. Të paktën nëntë persona të tjerë pësuan plagë në sulm. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se një nga të dyshuarit në sulm ishte plagosur për vdekje në një shkëmbim zjarri me policinë.
Ekuador do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 20 gusht. Sondazhet e opinionit e kishin vendosur Villavicencio, një kandidat i qendrës së djathtë, në vendin e katërt ose të pestë.
Në maj 2023, presidenti ekuadorian Guillermo Lasso thirri zgjedhje të parakohshme për të shpërndarë parlamentin, duke thënë se ligjvënësit po e pengonin qeverinë të kryente reforma. Lasso, mandati i të cilit fillimisht duhej të përfundonte në vitin 2025, njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhje.