Predha, alga deti dhe pothuajse një ton kokainë u gjetën nga policia detare franceze në një plazh në Kanalin anglez, njoftuan sot autoritetet lokale.
Një hetim është duke u zhvilluar se nga erdhi droga dhe si përfundoi në bregdetin afër qytetit Reville në gadishullin Cotten, tha Autoriteti Detar i Kanalit Francez dhe Detit të Veriut, raporton Reuters.
Kokaina ishte e paketuar në dy pako të lidhura së bashku me një litar, me një peshë totale rreth 850 kilogramë (1875 paund), thanë autoritetet, duke theksuar se dërgesa droge janë gjetur më parë, por asnjëherë në këtë sasi të madhe./FolDrejt/