Policia në qytetin e Karlsruhes në Gjermaninë jugperëndimore njoftoi sot se ka arrestuar një person të dyshuar se mbante pengje në qendër të atij qyteti dhe se askush nuk u lëndua.
Disa njerëz u morën peng në një farmaci në qendër të qytetit, tha policia, duke shtuar se oficerët hynë në farmaci rreth orës 20:00 CET dhe arrestuan një të dyshuar mashkull.
Dëshmitarët okularë thanë se policia ka bastisur ndërtesën taktikisht dhe se janë dëgjuar të shtëna të forta, raporton Deutsche Welle (DW). Ngjarja ka nisur rreth orës 15:30 të pasdites, sipas policisë. /FolDrejt/