Vitin e kaluar janë dëbuar 23.617 persona nga Gjermania. Sipas statistikave të policisë, prej këtyre dëbimeve janë plagosur 71 policë, shkruan foldrejt.com duke u bazuar në median gjermane “Welt am Sonntag”.
Kurse tentativa për të sulmuar policinë ka pasur në 284 raste. Si pasojë e dhunës, rreth 1637 debimëve janë pezulluar si arsye e “rezistencës” në aeroport.
Numri më i madh i dëbimeve ka qenë drejt Shqipërisë – plot 2214 raste në 2018. Ndjekur nga Serbia dhe Kosova me 1479 dhe 1259 persona respektivisht. Në vijim foldrejt.com, ua sjell tabelën e plotë:
Vendi i Dëbimit | 2018 | 2017 |
---|---|---|
Shqipëri | 2214 | 3471 |
Serbia | 1479 | 2374 |
Kosova | 1259 | 2772 |
Gjeorgjia | 1128 | 698 |
Rusia | 1075 | 1003 |
Maqedonia | 1055 | 1544 |
Irak | 1017 | nuk ka të dhëna |
Afganistan | 949 | 524 |
Burimi: bpb |