Në landin gjerman Baden-Württemberg është dëbuar një e re nga Maqedonia, 15 vjeçarja Fatima A., në metodën më të shëmtuar të munshme. Ajo ishte në bankat e shkollës kur erdhën forcat policore dhe nga shkolla në Emmendingen e dërguan në aeroport ku u dëbuan drejt Maqedonisë Veriore sëbashku me nënën e saj, shkruajnë një sërë mediash gjermane, përcjell foldrejt.com.
Rasti është dënuar nga Sindikatat e Shkollave dhe ka urdhëruar policinë që edhe njëherë mos ndodhin dëbime të tilla nga shkolla.
Fatima poashtu ka thënë se policia nuk e kishte lejuar as të shkojë në shtëpi për të marrë veshmbathjet, por direkt nga shkolla është kapur si kriminele dhe më pas është dërguar në aeroport. Asaj i është marrë poashtu telefoni dhe ka mundur të telefonojë vetëm nga aeroporti.
Mësimdhënësit e 15 vjeçares theksojnë se ajo duhej të lejohej në Gjermani, sëpaku deri në kohën kur të përfundonte vitin.
Këto nuk janë raste të rralla kur policia gjermane në mes të natës futet pa paralajmërim në shtëpitë e atyre që u ka përfunduar koha e qëndrimit në Gjermani dhe i dëbojnë dhunshëm. Andaj si shtetas të Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Kosovës nuk ke asnjë shansë që të përfitoni azil dhe pas një kohe mund të dëboheni në këtë formë të dhunshme. Metoda e vetme e emigrimit është ajo përmes ambasadës që të gjen punë dhe më pas fiton lejen e qëndrimit./Foldrejt.com