Policia gjermane kreu bastisje mbarëkombëtare të mërkurën në mëngjes duke synuar një rrjet që ofron mbështetje për grupin terrorist Daesh/ISIS, thanë autoritetet, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Të paktën shtatë të dyshuar u arrestuan në bastisje të koordinuara në të gjithë vendin, tha Zyra e Prokurorit Federal në një deklaratë.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit i përkasin një rrjeti ndërkombëtar që mbështeti aktivitetet terroriste të grupit DAESh/ISIS në Siri me donacione financiare.
“Duke mbledhur donacione dhe duke i përcjellë ato te Daesh/ISIS, ata luajtën një rol qendror brenda rrjetit të financimit,” thanë prokurorët.
Në bastisjet në shkallë të gjerë, rreth 1000 oficerë sigurie kryen kontrolle në shtëpi dhe zyra në disa shtete federale, duke përfshirë North Rhine-Westphalia, Rheinland-Pfalz dhe Baden-Wurttemberg, dhe sekuestruan dokumente të ndryshme dhe pajisje elektronike. /FolDrejt/