Policia gjermane thotë se ka larguar pothuajse të gjithë aktivistët e klimës nga një fshat gjerman që do të shkatërrohet për të lejuar zgjerimin e një miniere qymyrim, raporton BBC, përcjell Fol Drejt.
Qindra oficerë larguan rreth 300 aktivistë nga Lützerath në një operacion që filloi të mërkurën.
Policia thotë se largoi aktivistët që prisnin në shtëpitë e drurit, një ditë pasi shpërthyen përleshjet mes të dyja palëve.
Dy persona po qëndronin ende në një tunel nëntokësor në të njëjtin lokacion në Gjermaninë perëndimore, shtoi policia.
“Nuk ka aktivistë të tjerë në fshatin Lützerath,” tha policia, duke shtuar se ndërtesat në vend ishin pastruar të premten.
Policia tha se 35 “struktura druri” druri ishin pastruar gjithashtu.
Aktivistët e klimës thanë se fshati dhe të tjerët aty pranë nuk duhet të shkatërrohen dhe qymyri nën to, pranë një miniere të hapur të qymyrit kafe, duhet të lihet nën tokë.
Aktivistët thonë se djegia e qymyrit minon përpjekjet e Gjermanisë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë.
Fshati është në pronësi të firmës energjetike RWE, dhe banori i fundit u shpërngul më shumë se një vit më parë.
Gjermania ka premtuar të heqë gradualisht energjinë me qymyr deri në vitin 2030, duke e çuar datën nga viti 2038 dhe Lützerath pritet të jetë fshati i fundit që do të gëlltitet nga miniera e linjitit Garzweiler.
RWE tha se qymyri nën fshat do të nevojitet qysh në këtë dimër.
Tensionet midis policisë dhe protestuesve të klimës u përshkallëzuan të shtunën, me oficerët që përdorën topa uji dhe shkopinj për të shpërndarë aktivistët.
Rreth 20 protestues u plagosën dhe u dërguan në spital, sipas një mjeke të grupit aktivist.
Një zëdhënës i policisë tha se rreth 70 oficerë ishin plagosur që kur ata filluan të largonin njerëzit nga vendi të mërkurën, me shumë nga ata oficerë të plagosur gjatë përleshjeve të së shtunës.
Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg iu bashkua protestës dhe denoncoi “dhunën e policisë” në largimin e aktivistëve të klimës nga vendi.
Organizatorët për mbrojtjen e klimës thanë se rreth 35,000 protestues demonstruan të shtunën, ndërsa zyrtarët e policisë thanë se shifra ishte rreth 15,000. /FolDrejt/