Mijëra gjermane kanë dalur të protestojnë sot në Berlin, për të kundërshtuar masat kufizuese ndaj Covid19. Ata përveç që nuk kanë mbajtur maska, as edhe nuk kanë respektuar distancën, informon foldrejt.com.
Në protesta kanë marrë pjesë rreth 18 mijë protestues, të cilët kishin sloganin “Ne do qëndrojmë këtu”, derisa të largohen masat kufizuese. Qeveria gjermane së fundi mori vendim që të ndalohet alkooli gjatë mbrëmjes, të mos udhëtohet nëpër vende me rrezikshmëri të lartë, si dhe u bë e detyrushme mbajtja e maskave.
Me ndihmen e gazit lotsjellës, policia arriti të shpërndajë protestuesit, por ata kanë bërë me dije se do dalin përsëri në shesh. Mediat gjermane shkruajnë edhe për arrestime./Foldrejt.com