Policia gjermane vijon të jetë vigjilente ndaj personave që kalojnë ilegalisht kufirin, kjo përkundër që Korridori Ballkanik vlen si i mbyllur, shkruan foldrejt.com.
Sipas medias gjermane bgland24.de, gjatë mëngjesit të sotëm (e premte) janë arrestuar dy persona nga Siria që kërkonin të futeshin ilegalisht nga Austria drejt Gjermanisë.
Poashtu, dy shqiptarë të moshave 27 dhe 16 vjeç, nuk janë lejuar të futen në Gjermani dhe janë kthyer mbrapsht në Austri, pasi nuk kishin dokumenta të rregullta për të qëndruar në Shengen.
Nga kontrollet tjera janë dëbuar edhe shtatë persona tjerë ilegalë. Mes këtyre të fundit është edhe një shqiptar që udhëtonte në magjistralen A8 drejt Gjermanisë.
Shqiptari kishte një kartë identiteti të falsikuar italiane. Ky i fundit, 21 vjeç, është dërguar përpara Prokurorisë për falsifikim të dokumentave. Personat tjera ishin nigerianë, rusë./Foldrejt.com