Policia po kërkon për një kafshë që besojnë se është një luaneshë në periferi jugperëndimore të Berlinit, njofton BBC, transmeton Fol Drejt.
Një zëdhënëse e policisë tha se ata morën telefonata dhe një video që i lajmëronte për kafshën e egër rreth mesnatës së së mërkurës dhe menjëherë filluan kërkimet e tyre.
Të paktën 30 makina policie u vendosën dhe veterinerët u thirrën për të ndihmuar në kërkimin e maces së madhe.
Banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda deri sa të gjendet.
Të enjten në mbrëmje, policia i tha një banori vendas se ata “sapo kishin parë” luaneshën dhe se kërkimi për kafshën kishte hyrë në një “fazë të nxehtë”, raportoi gazeta gjermane Bild, duke shtuar se oficerët u bërtisnin vrapuesve që “të dilnin shpejt nga pylli!”
Kryetari i bashkisë së Kleinmachnow, Michael Grubert tha se autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë raportet fillestare të shikimit të kafshës, por që atëherë ajo është parë nga një oficer i përfshirë në kërkim.
Një video e shpërndarë në Twitter – që policia beson se është e vërtetë – gjithashtu duket se tregon një luaneshë në një zonë banimi të pyllëzuar në Kleinmachnow.
Megjithatë, është e paqartë se nga erdhi kafsha. Kopshtet zoologjike lokale, strehët e kafshëve dhe cirqet thanë se asnjë luan nuk ka shpëtuar nga objektet e tyre./FolDrejt/