Policia e Kosovës ka arritur të shpëtojë një person nga ngulfatja.
Sipas policisë, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria.
“Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, njofton policia.
Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetari i moshës rreth 60 vjeçar, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.