I dyshuari është arrestuar për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, sqaron policia, shkruan Fol Drejt.
“Deçan 26.07.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie dyshohet se ka vrarë një qenë endacak. Pushka me shtatë fishekë është konfiskuar” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/