Policia e Kosovës njoftoi se me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka intervistuar dy të dyshuar për rastin “subvencionet”, shkruan Fol Drejt.
Në njoftim thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, sot më 08.12.2022 në vazhdën e zhvillimit të hetimeve në rastin e njohur si “subvencionet”, me autorizim nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dy persona: V.P. dhe P.B., nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “marrja e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Policia bëri të ditur se pas intervistimit, i dyshuari V.P. me aktvendim të prokurorit do të ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari P.B., lirohet dhe lënda ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt. /FolDrejt/