Pas hetimeve paraprake, sot më 16.12.2022, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, kanë zbatuar urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Prizren duke kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit. Janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë konsumuar veprën penale të falsifikimit të parasë.
Policia ka intervistuar shtatë persona të dyshuar (LK., B.D., Xh.B., B.B., V.B., P.K. dhe F.Q.) dhe
gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve është arritur të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale
këto dëshmi: 9,930.00 euro, 380 franga zvicerane, 272 euro para metalik, 7 telefona celular, një
pistoletë, 90 fishkë, dy karikatorë, dy boksa të hekurit, një shufër metalike dhe një elekto-shok.
Paratë e sekuestruara në shtëpinë e të dyshuarit L.K., 272 euro (para metalike me prerje 2 euro),
dyshohet se janë të falsifikuara ndërsa paratë në vlere prej 9,930.00 euro, janë sekuestruar pasi
dyshohet se janë përfituar me vepër penale.
Pas intervistimit të të dyshuarve, sipas udhëzimeve të prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar
dhe ndaj tyre rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/