Burrat palestinezë nën moshën 40 vjeç nuk po lejohen të hyjnë në xhaminë Al-Aksa nga policia izraelite, kanë thënë dëshmitarët për Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Një burrë udhëtoi me makinë dy orë nga Izraeli verior për të arritur në kohë për namazin e sabahut (agimit), por ai nuk u lejua të hynte në xhami”, raportoi Natasha Ghoneim nga Al Jazeera nga Jeruzalemi Lindor i pushtuar.
Një turmë prej 200 vetësh ishte mbledhur jashtë xhamisë pasi nuk ishin në dijeni të një ndryshimi në politikë.
“Ne kemi kontaktuar me policinë izraelite për të konfirmuar nëse ky përbën një kufizim të ri, por ende nuk kemi marrë një përgjigje,” tha Ghoneim. /FolDrejt/