Një person nga pakujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku, ku për pasojë drejtuesi i automjetit ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:30, në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.