Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lebushë të Deçanit, njofton policia, shkruan Fol Drejt.
“Fsh. Lebushë, Deçan 17.10.2023-17:17 Një automjet (kombi) me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë meshkuj kosovarë” – thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/