Një rast tragjik ndodhi dje në komunën e Vushtrrisë, duke shkaktuar kështu vdekjen e një fëmije.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:10, me ç’rast siç njofton policia, një fëmijë mashkull, nga një fshat i Vushtrrisë është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit.
Mirëpo, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si rrjedhojë ka ndërruar jetë rreth orës 18:35 të ditës së djeshme.
Tutje, në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/