Rasti është cilësuar si “vet-aksident trafiku me fatalitet”, ndërsa ka ndodhur në rrugën Stanishor – Novobërdë.
Përveç një viktime, sipas raportit, lëndime serioze kanë pësuar edhe shoferi me pasagjerë, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet nga raporti:
“Rr. Stanishor-Novobërdë 01.02.2022 – 13:24. I dyshuari mashkull kosovar, duke e drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar në një humnerë me ç’rast ka shkaktuar vet-aksident. Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër kosovare, ndërsa lëndime trupore pëson vetë drejtuesi dhe tre pasagjer një mashkull dhe dy femra të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.”
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./FolDrejt/