Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në ofrimin e informatave për identifikimin dhe arrestimin e personit në fotografi.
I njëjti dyshohet se ka sulmuar një të mitur, me ç’rast i ka shkaktuar dëmtim të rëndë trupor, transmeton Fol Drejt.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:15 në rrugën “Hadi Kantarxhiu”, në Prizren./FolDrejt/