Një rast i konfiskimit të armëve dhe arit ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast një person është shoqëruar në polici.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në lagjen Veterniku në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se është ndaluar një veturë e tipit Mercedes dhe pas një kontrolli të detajuar, policia ka arritur të sekuestrojë një mori gjërash, duke e shoqëruar në polici edhe të dyshuarin 38-vjeçar./FolDrejt/
Njoftimi i plotë i policisë:
Sekuestrohet një armë zjarri si dhe stoli që dyshohet të jenë ari
Prishtinë, 05 tetor 2022 – Mbrëmë rreth orës 21:00, në lagjen Veterniku në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën Mercedes, me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë:
– Një revole të tipit SigSauer, e kalibrit 9 mm,
– Pesëdhjetepesë (55) copë fishek të kalibrit 9 mm,
– Tre (3) karikatorë, si dhe
– Një sasi të konsiderueshme të stolive që dyshohet të jenë ari.
I dyshuari;
-V. K, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarët doganor për të trajtuar rrethanat që ndërlidhen me stolitë e dyshuara si të kontrabanduara.