Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë.
Rasti është rapotuar të ketë ndodhur gjatë pasdites së djeshme, rreth orës 15:15, transmeton Fol Drejt.
“Rr. “Ilaz Kodra”, Prishtinë. 12.10.2022 – 15:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe janë sekuestruar 2.15 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/