Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar se ka ndodhur në komunën e Drenasit, me ç’rast gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe ka konfiskuar municion.
Rasti është raportuar se ka ndodhur rreth orës 10:30, të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet me dije në raportin 24-orësh, gjatë kontrollit në automjetin kombi të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie me dymbëdhjetë fishekë të kalibrit 12 mm.
Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/