Një konfiskim i armëve të ftohta dhe substancës narkotike është raportuar se është ndërmarrë në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” të Prishtinës, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, u janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sasi e vogël e substancave narkotike.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./FolDrejt/