Policia e Kosovës ka njoftuar se strukturat e saj kufitare në veri, gjatë këtij muaji kan realizuar trembëdhjetë urdhëresa të gjykatave, raporton Fol Drejt.
“Policia e Kosovës vazhdon realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore. Realizimi i urdhëresave nga organet e drejtësisë vazhdon të jetë një aktivitet i përditshëm i njësiteve policore në përgjithësi e në veçanti edhe i zyrtarëve policorë kufitar.”, shkruan në raportin e policisë.
Tutje, në raport thuhet se zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë Kufitare-Veriu në Pikat e Kalimit Kufitar, gjatë periudhës kohore shkurt 2023, ka realizuar 13 urdhëresa ndaj 10 personave kosovarë/shqiptarë dhe 3 personave kosovarë/serbë që kishin urdhëresë aktive nga organet e drejtësisë.
Policia shtoi se në të gjitha këto raste ka vepruar sipas procedurave të parapara ligjore, ku personat e ndaluar janë dërguar te organet e drejtësisë për procedura të mëtejme. /FolDrejt/