Policia e Kosovës ka vazhduar mbajtjen e ligjëratave vetëdijësuese me temë kundër dhunës gjinore.
Siç njofton policia, gjatë javës së parë të dhjetorit 2022, stacionet Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë mbajtë ligjëratat nëpër shkolla me temë kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore në kudër të projektit ,,16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore”.
Siç njoftohet tutje, në kuadër të këtij projekti Stacion Policor Prizren Veri , konkretisht kapiten Haxhi Kabashi dhe policja Hatixhe Hoxha, me datë 14.12.2022 kanë mbajtur një ligjëratë me nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Mehmet Akif”në Korishë.
Gjatë ligjëratës nxënësit së bashku me mësimdhënësit ishin shumë të kënaqur me prezencën e policisë dhe me prezantimin dhe pjesëmarrja ishte e madhe.
Ligjëratat dhe prezantimet janë mbajtur para nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim të vetëdijësimit të nxënësve se çka është dhuna në baza gjinore si dhe si të parandalohet apo raportohet ajo./FolDrejt/