Policia Malajziane ka arrestuar një teoricien francez të konspiracionit i kërkuar në lidhje me rrëmbimin e një vajze tetë vjeçare. Rémy Daillet-Wiedemann ishte në kërkim nga Franca që nga Prilli i akuzuar për urdhërimin e rrëmbimit të vajzës.
Ai u arrestua të Shtunën në vendpushimin verior të Malajzisë, Langkawi, së bashku me partneren e tij shtatzënë dhe tre fëmijët. Por shefi i hetimit penal të policisë Dev Kumar i tha Associated Press se grupi ishte arrestuar për “posedim të vizave të skaduara të udhëtimit” dhe nuk kishte lidhje me urdhrin e arrestit ndërkombëtar në Daillet-Wiedemann.
Kumar shtoi se ai besonte se familja kishte jetuar në ishullin turistik të Langkawi që nga viti 2015, por që vizat e tyre skaduan më 21 maj, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com