Policia e stacionit në Kaçanik, pasi ka gjetur sasi të drunjëve që ishin prerë nga dy persona të njohur/recidivist për policinë, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur kërkimim e tyre, ndërsa rrugës kanë ndaluar edhe katër persona me automjete, që dyshohej se ishin duke shkuar për të dëmtuar malet e Parkut Kombëtar “Sharri”, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur njoftimi i policisë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ndaj tyre për dokumentacion të parregullt ka shqiptuar: një gjobë pa patent shofer dhe tri gjoba pa regjistrim të automjeteve dhe u ka konfiskuar targat.
Njëherit, policia ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë konfiskuar drunjët, ndërsa janë konfiskuar edhe dy qerre, një motorsharrë, dy sëpata dhe pajisje tjera për tërheqjen e drunjve./FolDrejt/