Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje ka konfiskuar 4 mijë fishekë nga një shtetas serb, që më pas është dërguar në mbajtje.
I pari i MPB-së tha se serbi qe punëtor i integruar nga strukturat paralele ne Ministrinë e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe të Infrastrukturës.
“Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë. Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, është shprehur Sveçla, transmeton Klankosova.tv.