Gjatë një kontrolli rutinor policor në Köln të Gjermanisë u ndalua një 28 vjeçar me veturën e tij. Policia menjëherë dyshoi në shoferin, ku gjatë kontrollit të veturës ju gjetën sasi të konsiderueshme droge. Përveç kësaj, ai nuk kishte një adresë banimi në Gjermani, duke çuar me tepër dyshimet për identitetin.
“28 vjeçari kishte dokumenta kroate, megjithatë nuk fliste “mirë” kroatisht. Policia kërkoi analiza të gjakut të tij, ku pas tyre rezultoi se bëhej fjalë për shqiptar dhe jo për kroat,” shkruan koeln.de.
Ndaj personit në fjalë është ngritur një ecuri penale për qëndrim ilegal në vendin gjerman./Foldrejt.com