Policia e Kosovës ka nsur një fushatë vetëdijesuese për rreziqet nga keqpërdorimet kibernetike, shkruan Fol Drejt.
“Me qëllim të vetëdijesimit për rreziqet nga krimet kibernetike policia në rajonin e Mitrovicës përmes aktiviteteve (fushatës) po synon të rris vetëdijesimin e qytetarëve nga rreziqet e kësaj dukurie.”, sghkruan në raportin zyrtar.
Policia shtoi se për të informuar qytetarët me disa nga rreziqet dhe metodat e mashtrimeve dhe keqpërdorimit të krimeve kibernetike, në fletushkën që po ju shpërndahet qytetarëve janë ilustruar disa nga shembujt se si të parandalojmë rreziqet nga keqpërdorimet, cilat janë masat e sigurisë që secili mund t’i ndërmerr për të parandaluar keqpërdorimit kibernetike.
“Për çdo dyshim të keqpërdorimeve apo mashtrimeve nga krimet kibernetike raportoni në Polici në linjën 192, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail [email protected].
Rreziqet nga keqpërdorimet kibernetike
– Kujdes, llogaria juaj mund të ju keqpërdoret (hakohet)!
– Disa nga linçet (të rrejshme) krijohen për të keqpërdorur/mashtruar llogarinë tuaj!
– Mos hapni, mos aplikoni në secilin aplikacion që nuk e dini prejardhjen
(vërtetësinë e tij)
-Kujdes gjatë blerjeve online me kartela bankare në web faqe të panjohura!
Masat e sigurisë
-Para se të japësh të dhënat tuaja personale sigurohu për besueshmërinë e adresës-linkut!
-Mos shkarkoni aplikacione dhe webfaqe të pasigurta!
-Aplikimi me të dhënat tuja në linqe të ndryshme lehtësisht mund të keqpërdoret!
-Mos jepni numra personal te dokumenteve tuaja te identifikimit!
-Mos jepni numrat e xhirollogarisë suaj bankare dhe tre numrat e (kodin e sigurisë) te kartelës suaj te cilët janë te vendosur ne anën e mbrapsme te kartelës bankare!
-Mos jepni te dhëna tjera personale
Kujdes
-Dukurinë e keqpërdorimit të krimeve kibernetike mund ta hasim kudo.
-Zhvillimi dhe avancimi i teknologjisë përveç se i domosdoshëm – bart me vete edhe rreziqet e mundshme!”, thuhet në vazhdim të komunikatës së policisë. /FolDrejt/