Faton Peci, i cili është në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është marrë nën mbrojtjen e afër të policisë.
Kjo edhe është konfirmuar nga vetë këshilltarja e ministrit, Flutura Pllana, transmeton Fol Drejt.
Pllana, për klankosova.tv, ka thënë se “Po, Ministri është nën përcjellje të mbrojtjes së afërt. Përcjellja e policisë është reflektim dhe vlerësim i institucioneve përgjegjëse, ndaj seriozitetit të situatës”.
Marrja në mbrojtje e ministrit duket se lidhet me çështjen e sekuestrimit të vilave në komunën e Pejës./FolDrejt/