Dy persona janë dërguar në mbajtje për kalim ilegal të kufirit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, dje janë ndaluar dy persona, një mashkull dhe një femër, që të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi që të njejtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë, transmeton FolDrejt.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit të dyshuarit janë deportuar në Maqedoninë e Veriut. /FolDrejt/