Një rast i transportit të paligjshëm të drunjve është raportuar të ketë ndodhur ditën e djeshme.
Rasti ka ndodhur në Bistricë të Leposaviqit, me ç’rast njësia patrulluese kufitare gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin i cili shkonte në drejtim të Serbisë me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit te kamioni është vërejtur se ka të ngarkuar një sasi te drunjve te llojit bungu dhe i dyshuari nuk ka pasur asnjë dokument për përcjelljen e drunjve.
Me urdhër të prokurorit, drunjtë janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/