Një rast i parandalimit të kontrabandimit me mallra është raportuar të jetë realizuar në Viti.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:30, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se patrulla policore kufitare, ka ndaluar automjetin me targa vendore në të cilin kishte të ngarkuar një sasi e konsiderueshme e barnave të llojeve të ndryshme.
Barnat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe origjina e tyre dyshohet të jetë nga Turqia. Automjeti dhe barnat janë dërguar në terminal doganor./FolDrejt/