Një person është arrestuar nga policia për shkak të kalimit ilegal të kufirit.
Rasti ka ndodhur në Han të Elezit, rreth orës 17:45, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
“Raportohet se nga njësitë policore ështe ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/