Një rast i transportimit ilegal të kafshëve është parandaluar në Viti, me ç’rast policia ka ndaluar një kamionetë.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 07:50, transmeton Fol Drejt.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, brenda asaj kamionete po transportohej një lopë, për të cilën i dyshuari mashkull nuk kishte dokumentacionin përkatës.
“Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët janë marr me rastin poashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të, i dyshuari me kamionetë dhe gjedhë është liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it.”, thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/