Policia e Kosovës së bashku me inspektoratin kanë ndërprerë një aheng familjar dhe kanë shqiptuar 86 gjoba ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Aktivitetet policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19
Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka.
Me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familjar dhe kanë shqiptuar:
-Tetëdhjetë e gjashtë (86)masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe