Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një aksion të koduar “Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit”.
Ky operacion po zhvillohet në bashkëpunim me policinë me rroba civile dhe ata të uniformuar.
Ai ka filluar para dy ditësh dhe gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 50 gjoba, njofton Klan Kosova.
“Kemi nisur një aksion ndryshe nga aktivitete rutinë, në identifikim të kundërvajtjeve të përdorimit të telefonit gjatë ngasjes, që është faktor kontribues për aksidentet”, tha Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt.
Veseli bëri të ditur se gjatë muajit qershor janë shqiptuar gjithsej 350 gjoba për përdorim të telefonit në Ferizaj, derisa ky aksion do të përfshijë rrugë të ndryshme lokale e rajonale në qytet./klankosova.tv/