Një person në Francë ka humbur jetën pasi është qëlluar nga policia e vendit në kryeqytetin Paris.
Mediumet franceze raportuan se policia shkoi në lagjen e 11-të të Parisit pas raportimit se një burrë ecte me armë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Policia ka hapur zjarr ndaj të dyshuarit pasi ka drejtuar armën drejt tyre. Personi është goditur me 4 plumba në gjoks.
Megjithatë, burime ligjore kanë theksuar se i ndjeri nuk i ka thënë asgjë policisë por është dukur kërcënues dhe se arma që mbante ka qenë false.
Identiteti i personit ende nuk është përcaktuar, ndërkohë që për incidentin ka nisur një hetim./FolDrejt/