Në epokën e sotme të internetit dhe komunikimit masiv, policia në shtetin lindor indian të Odisha mban një tufë pëllumbash në rast të prishjeve të komunikimit gjatë fatkeqësive.
Stacionet e policisë në Indi kanë përdorur pëllumba që nga ditët e sundimit kolonial britanik. Sot shërbimi shtetëror për pëllumbat bartës “punëson” më shumë se 100 të tillë.
“Ne i kemi mbajtur pëllumbat për shkak të vlerës së tyre të trashëgimisë dhe për t’i ruajtur për brezat e ardhshëm,” tha Satish Kumar Gajbhiye, inspektor nga distrikti Cuttack.
Policia pretendon se pëllumbat, të cilët fluturojnë me shpejtësi deri në 55 kilometra në orë në një distancë deri në 800 kilometra, kanë reaguar të paktën dy herë në 40 vitet e fundit.
Ata luajtën një rol kyç në vitin 1999 pasi një stuhi rrëzoi linjat e komunikimit, si dhe në vitin 1982 gjatë përmbytjeve shkatërruese në disa pjesë të shtetit.
Si rregull, pëllumbat mbajnë mesazhe të shkruara në letër, të vendosura në një kapsulë dhe të lidhur në këmbën e tyre. /FolDrejt/