Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbrëmë kanë identifikuar një person të dyshuar nga i cili është konfiskuar një armë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, konfiskimi i armës është bërë mbi dyshime të bazuara pasi që dje me datën 21 gusht 2023 në orët e mbrëmjes në fshatin Llaushë, në shtëpinë e të dyshuarit J.SH., 38 vjeçar, kishte aheng dhe kishte pasur të shtëna, ku në vend të ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja.
Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit “ Zoraki”, një karikator i zbrazet, 40 fishek dhe 15 gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari J.SH., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,, Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”.