Qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake janë ndaluar nga qendrat e votimit në Nigeri përpara zgjedhjeve të guvernatorit të shtunën, njofton BBC, transmeton Fol Drejt.
Disa votues kishin thënë se do të merrnin qentë me vete këtë fundjavë pasi përjetuan dhunë dy javë më parë në zgjedhjet presidenciale.
Por të martën, policia e Nigerisë tha se kjo nuk do të lejohet, sepse “qentë mund të klasifikohen si armë fyese pasi pronarët/trajtuesit e tyre mund t’i përdorin për të frikësuar, ngacmuar dhe shkaktuar sulme dhe lëndime trupore ndaj të tjerëve”:/FolDrejt/