Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës, raporton Fol Drejt.
“Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.”, shkruan në raportin e policisë në Facebook.
Policia shtoi se me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me targa të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë.
“Mallrat e kontrabanduar përfshijnë:
Farmerka
Kampiona {këpurdhë}
Djath
Ajkë dhe
Mallra nga tekstili
Personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.”, thuhet tutje në njoftim. /FolDrejt/