Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitete, kontrollet taktike dhe operacionet policore në teren.
Njësitet e task-forcës operative të DRPK-Lindjes, pas pranimit të informatave nga tereni
për lëvizje të dyshimta (kontrabandë me mallra) në brezin kufitar me Maqedoninë, kanë
ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke ngritur prita dhe kontrolle në rrugët e brezit
kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.
Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20, në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë është
vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore. Njësitet
policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit
të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar kafshë të imta (15 dele), të cilat nuk kishin
të vendosura në vesh martikula.
Nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘kontrabanda me mallra’, dukë sjellë në
mënyrë ilegale kafshë nga Maqedonia e Veriut është iniciuar rasti, i cili është duke u trajtuar nga
njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Lindje./FolDrejt/