Lidhur me vrasjen e raportuar në QKUK, ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga policia.
Siç bën të ditur telegrafi, policia ka konfirmuar vdekjen e viktimës, teksa ka bërë me dije se viktima ishte e moshës rreth 35-vjeçe.
Zëdhënësja policore, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, u shpreh Ahmeti.
Tutje, ajo ka theksuar se policia, në bashkërendim edhe me prokurorin e shtetit ka nisur hetimet e duhura në sqarimin e plotë të rastit./FolDrejt/