Anija lundroi nën flamurin e Liberisë dhe u ndal në Ekuador përpara se të mbërrinte në qytetin peruan të Paita. Ngarkesa ishte nisur për në Belgjikë.
Policia zbuloi kontrabandën të enjten në portin e Paita në veri të Perusë, pranë kufirit me Ekuadorin. Pakot ishin në një anije që transportonte asparagus.
Anija po lundronte nën flamurin liberian dhe u ndal në Ekuador përpara se të mbërrinte në Paita. Në raportin e policisë thuhet gjithashtu se ngarkesa ishte e destinuar për në Belgjikë.
Autoritetet peruane kanë raportuar më parë se kanë gjetur kokainë të paketuar në pako në formë tulle, të cilat kishin simbole në ambalazh. Por asnjëherë nuk bëhej fjalë për flamurin e Gjermanisë naziste.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve peruane, ky vend i Amerikës së Jugut prodhon rreth 100 tonë drogë në vit. Pjesa më e madhe e kësaj sasie çohet në Evropë me anije, por narkotikët transportohen edhe nga Peruja në Bolivi, kryesisht me avionë të vegjël.
Peruja është kultivuesi i dytë më i madh i bimës së kokainës në botë dhe gjithashtu prodhuesi i dytë më i madh i kokainës, sipas Kombeve të Bashkuara dhe Administratës Amerikane për Zbatimin e Drogës, transmeton Fol Drejt.
Por në një video të publikuar në Twitter shihet flamuri nazist dhe thuhet se ishte i shkruar edhe emri i Hitlerit, përcjell Fol Drejt.
Peru seizes 58 kilograms of cocaine headed for Belgium in packages bearing Nazi symbols and the name Hitlerhttps://t.co/RZ6ArZofjK pic.twitter.com/ZNcfNJyFyN
— AFP News Agency (@AFP) May 26, 2023