Policia portugeze bëri të ditur se me mbështetjen e marinës ka kapur një avion që dyshohet se përdorej për transportin e kokainës dhe ka sekuestruar një ton të kësaj droge.
Një anëtar i ekuipazhit u arrestua. Një burim policor i tha agjencisë së lajmeve Lusa se anëtari i ekuipazhit të arrestuar është 53 vjeç dhe me kombësi holandeze, raportoi mediumi portugez “Paisao minuto”, përcjell Fol Drejt.