Kjo është tragjedia më e madhe në Korenë e Jugut që nga viti 2014, kur një traget u mbyt dhe 304 persona, kryesisht nxënës të shkollave të mesme, u mbytën.
Një zyrtar i lartë i policisë së Koresë së Jugut, Yoon Hee-keun, pranoi sot përgjegjësinë e policisë për gabimet që çuan në vdekjen e më shumë se 150 personave gjatë festimit të Halloween në Seul, raporton AP, transmeton Fol Drejt.
Në një konferencë shtypi të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror i Koresë së Jugut, Keun pranoi se oficerët e policisë nuk iu përgjigjën në mënyrë adekuate thirrjeve për të paralajmëruar për një aksident të mundshëm./FolDrejt/