Policia e Rajonale e Ferizajt ka realizuar 78 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale, shkruan Fol Drejt.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore. Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 24-30/04/2023 janë realizuar 78 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Raporti thekson se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në fund të komunikatës. /FolDrejt/